Ngasësi francez, Pierre Gasly, do të vazhdojë të garojë për ekipin Alpha Tauri edhe në sezonin e vitit të ardhshëm.
26-vjeçari ka marrë 16 pikë nga nëntë gara të këtij sezoni, ndërsa mbyllja më e mirë e garës ka qenë vendi i pestë në “Grand-Prixin” e Azerbajxhanit.
“Kam qenë me këtë ekip tash e pesë vjet”, ka thënë Gasly, i cili garën e vetme e ka fituar në Itali në vitin 2020.
“Jam shumë i lumtur për rrugëtimin që e kemi pasur dhe për progresin që e kemi shënuar. Rregullat e reja të këtij viti kanë krijuar sfida të reja për ne dhe na kanë bërë të mundur ta planifikojmë zhvillimin e ekipit për 18 muajt e ardhshëm”, ka thënë Gasly.
Gasly ishte në kontratë me ekipin e Red Bullit deri në vitin 2023, por muajin e kaluar tha se do të qëndrojë tek Alpha Tauri, që është ekipi i dytë i kompanisë së pijeve energjike.