Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë shqiptarë te Zvicra, Toma realizon gol

Mesfushori Bastien Toma ka realizuar gol për Zvicrën U21 ndaj Azerbajxhanit në kualifikimet për Euro 2021, në ndeshjen ku për helvetikët u paraqitën edhe katër shqiptarë të tjerë.

Toma realizoi golin e parë për Zvicrën në fitoren 2:1. Azerbajxhani kaloi i pari në epërsi në minutën e 22-të. Zvicra u kthye me golin e Tomës në minutën e 49-të, ndërsa fitoren ia siguroi në minutat shtesë Filip Stojilkoviq.

Nga minuta e parë te Zvicra u paraqitën edhe Kastriot Imeri, Toni Domgjoni dhe Andi Zeqiri, ndërsa Nedim Bajrami u inkuadrua në pjesën e dytë.

Goli i Tomës erdhi pikërisht në ditën kur talenti u shpreh se dëshiron të luajë për Zvicrën dhe jo për Kosovën.

Zvicra i prin Grupit 2 kualifikues me 27 pikë pas nëntë ndeshjeve, duke mbajtur bilancin e qindpërqindtë.