Në muajin shkurt u largua nga futbolli evropian dhe u transferua në SHBA te Chicago Fire. Shumë menduan se karriera e Xherdan Shaqirit po shkonte drejt fundit. Liga e SHBA-së është nivel dukshëm më i ulët se Premier League angleze dhe Ligue 1 e Francës.
Por si zakonisht, ai shkëlqeu në skenën e madhe – në Kupën e Botës në Katar. Në ndeshjen emocionale të Zvicrës ndaj Serbisë, Shaqiri ishte figura kryesore sa i takon lojës. Shënoi një gol dhe nisi aksionet për dy gola të tjerë dhe ishte më meritori për fitoren 3:2 të Zvicrës. U vlerësua edhe fitore e shqiptarëve, pos e Zvicrës.
Shaqiri u fishkëllye dhe u fye nga huliganët serbë në stadiumin në Doha. Por ruajti qetësinë dhe festoi pikërisht para huliganëve pas golit të shënuar. Ai është lojtari i vetëm përkrah Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Ivan Perishiqit që ka shënuar gola në tre Botërorët e fundit. Sa i takon futbollistëve evropianë, është i vetmi përkrah Ronaldos që ka realizuar gola në pesë ngjarjet e fundit të mëdha.
Shaqiri pritet të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për Zvicrën. E, vitin tjetër Zvicra i luan dy ndeshje kualifikuese për “Euro 2024” me Kosovën.
-
Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë
-
Shaqiri largohet nga Chicago Fire
-
Vlerësime në superlativ për Shaqirin nga të mëdhenjtë e futbollit të Zvicrës
-
Shaqiri i jep fund karrierës te Zvicra, goli i tij ndaj Serbisë do të kujtohet gjatë
-
Shaqiri do të largohet nga Chicago në dimër