Jessica McDonald menjëherë filloi të merret në pyetje nga i biri i saj, shtatëvjeçari Jeremiah.
"U mundova t'ia shpjegoj se do të shkojmë në botëror. Kurse ai më tha, në rregull mund të ma blesh një lodër tani", kujton sulmuesja e Përfaqësueses së SHBA-së, McDonald.
31-vjeçarja debutoi në botërorin "Franca 2019" në fillim të pjesëlojës së dytë kundër Kilit, më 16 qershor. Rruga e saj ishte shumë e vështirë dhe e zgjatur për të arritur në nivelin më të lartë të futbollit të femrave. McDonald pati paraqitje shumë të mirë ndaj Kilit dhe në minutën e 62-të, shtylla ia mohoi golin. Një pjesë e madhe e gëzimit të McDonaldit që arriti të luajë në botëror është edhe Jeremiah, shkruan sot Koha Ditore.
McDonald, të premten, do të luajë në çerekfinale të botërorit kundër Francës, pasi sulmuesja ka bindur me paraqitjet e saj deri më tash. Prania e saj në fushë po i jep shtysë amerikaneve në repartin ofensiv.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)