Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon sezoni për Neuerin

Portieri Manuel Neuer nuk do të luajë për Bayern Munichun për pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit që ka pësuar në këmbën e majtë, ka konfirmuar kampioni gjerman.

Neuer pësoi lëndim gjatë duelit me Cristiano Ronaldën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të cilën e fitoi Real Madridi.

“Jam i pikëlluar që nuk do të jem me ekipin për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Neuer për faqen zyrtare të klubit.