Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2023.

Kosova në këtë takim është futur pas tre humbjeve rresht në këto kualifikime, ndërsa Shqipëria ditë më parë u mposht nga Sllovenia.