Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon Evropiani për Përfaqësuesen U20

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në hendboll në konkurrencën e meshkujve e kanë mbyllur Kampionatin Evropian i Divizionit B me humbje.

“Dardanët” e rinj janë mposhtur nga Lituania me rezultatin 28:17.

Evropiani i Divizionit B është mbajtur në Vrana të Bullgarisë.

Vetëm në pak momente ka funksionuar loja e Kosovës U20, ndërsa në rezultat kanë kushtuar gabime të shumta teknike të lojtarëve.

Në muajin e ardhshëm në Evropian paraqitet edhe Përfaqësuesja U18.