Skuadrat e elitës së futbollit të Shqipërisë, Teuta dhe Laçi, e kanë mbyllur aventurën evropiane. Të enjten në mbrëmje, Teuta u eliminua nga Shamrock Rovers e Irlandës, ndërsa Laçi nga Anderlechti.
Teuta pati mundësinë ta kthente disavantazhin e një goli nga ndeshja e parë në Irlandë. Megjithatë, Shamrock Rovers duelin e dytë të zhvilluar në “Elbasan Arena” e fituan me rezultatin 2:0, dhe shkon tutje me rezultatin e përgjithshëm, 3:0.
Golat në duelin kthyes për irlandezët i shënoi mesfushori Rory Gaffney. Në fazën e plejofit, Shamrocku do të luajë kundër Flora Tallinnit të Estonisë.
Laçi në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Belgjikë u mposht me rezultatin 2:1. Të parën e kishin fituar belgët po ashtu 3:0. Për Anderlechtin shënuan Amuzu dhe Verschaeren. Ndërkohë, golin e nderit për Laçin e drejtuar nga Shpëtim Duro e realizoi Regi Lushkja, pesë minuta para fundit.