Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja e Spanjës e bekuar me shkencëtaren Delgado

Nëse i pyesni shumicën e futbollistëve apo futbollisteve për dinamikën apo ligjet e lëvizjes së Newtonit, të gjithë do të shikojnë të habitur, meqë mund të mos e kenë idenë se për çfarë po bëhet fjalë. 

Por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë edhe me mbrojtësen e krahut të djathtë të Spanjës, “shkencëtaren e raketave”, Celia Jimenez Delgado, që ka diplomuar në inxhinierinë e hapësirës ajrore në Universitetin e Alabamas dhe këtë verë do të jetë në mision për sukses në kampionatin botëror që mbahet në Francë, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi ndihmoi Spanjën për t’u kualifikuar për herë të dytë në botëror, 23-vjeçarja pritet të jetë njëra prej lojtareve kryesore në këtë turne te Spanja. 

“E kam parim që ditën e ndeshjes t’i bëjë një test trurit tim me gjëra numerike, në mënyrë që të jem e përgatitur në çdo aspekt. Si fëmijë e kam ditur që do të studioj inxhinierinë, pasi gjithmonë jam munduar të gjej zgjidhje për problemet e caktuara”, thotë Delgado. 

“Por edhe pse futbolli e inxhinieria hapësinore mund të duken si fusha dhe koncepte të ndryshme, ato janë vërtet të lidhura mes vete për shkak se në të dyja duhet të punoni shumë për të pasur rezultat. Pra, kjo është e përbashkëta e futbollit dhe inxhinierisë hapësinore”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)