Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësimi i Kosovës midis Serbisë shihet si fitore jashtë fushës

Henbollistet e Kosovës pritet të që të premten të luajnë ndaj Serbisë në Kragujevc, në kuadër të grupit të pestë eliminator për botërorin e këtij viti.

Ndonëse kishte dilema të mëdha nëse hendbollistet e reja do të paraqiten në Kragujevc, FHK-ja pritet të marrë vendimin që të dërgojë përfaqësuesen në qytetin e katërt më të madh serb, që gjendet në Shumadi, në qendër të Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

FHK-ja fillimisht ka insistuar që të paraqitet vetëm me flamur dhe himn, por pasi mori vendimin e Komitetit Ekzekutiv të EHF-së dhe pas konsultimeve të brendshme, ndërroi qëndrim.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën sekretari i përgjithshëm i Federatës, Izet Gjinovci. Pro udhëtimit dhe pjesëmarrjes me kushte të barabarta, janë anëtarët e Bordit të Federatës kosovare, ndërsa edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka shfaqur qëndrim që junioret e Kosovës të marrin pjesë në turneun kualifikues në Serbi, duke vlerësuar se pjesëmarrja e barabartë për të gjitha përfaqësueset është e pranueshme.

FHK-ja ka zhvilluar biseda për këtë temë politiko-sportive edhe me organe të tjera të vendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)