Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballje interesante në Ligën e Konferencës

Është hedhur shorti edhe për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Shorti i këtyre përballjeve është tërhequr të premten nga ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Leicester Cityt dhe PSV Eindhovenit.

Roma do të ndeshet me Bodo/Glimtin, Marseillen me PAOK-un dhe Feyenoordin me Sllavia Pragën. Fituesi i ndeshjes Leicester City-PSV Eindhoven në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e duelit Bodo/Glimt-Roma.

Ndërsa fituesi i takimit Feyenoord-Slavia do të përballet me fituesit Marseille-PAOK, në gjysmëfinalen tjetër.

Finalja e madhe e Ligës së Konferencës do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.