Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave në kuadër të ndeshjes Skënderbeu – Dinamo Zagreb , e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League, që do të luhet nesër në orën 20:00 në Elbasan Arena.
350 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes, disa akse rrugore të qytetit të Elbasanit do të bllokohen dhe të gjitha lokalet rreth stadiumit do të jenë të mbyllura nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia u bën thirrje tifozëve të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti dhe të mos marrin me vete sende të paligjshme si fishekzjarre, monedha apo çelësa.
Artikuj të ngjashëm
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit në Elbasan
-
Policia me masa të rrepta sigurie në Bratislavë
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi
-
Blindohet “Elbasan Arena” në prag të ndeshjes Shqipëri-Islandë
-
Për mbarëvajtjen e miqësores Shqipëri-Norvegji, 320 policë