Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për më shumë minuta, Shaqa do të luajë si mesfushor qendror

Foto: Reuters

Vetëm tre minuta i luajti Xherdan Shaqiri të martën mbrëma, në humbjen e Liverpoolit përballë Napolit në Ligën e Kampionëve.

Shaqa preku topin vetëm katër herë gjatë kësaj kohe, derisa skuadra e tij, u mposht në start të Championsit, sërish nga Napoli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga shkurti i këtij viti, futbollisti nga Zhegra pak ka luajtur në përbërjen e parë të Kloppit, i cili preferon më shumë treshen Salah - Mane – Firmino në fazën e sulmit, raporton KTV.

Duke parë këtë dhe zhgënjimin që po rritet te Shaqiri, trajneri Klopp ka menduar një pozitë tjetër për 27-vjeçarin.

Mesfushor qendror, rolin që e luan aktualisht kapiteni i Liverpoolit Henderson, pritet që këtë ta bëjë edhe Shaqa në ndeshjet e ardhshme, edhe pse ky rol nuk është ai që e shquan futbollistin.