Incidentin e shkaktuar të martën mbrëma në “Arena Nationala” në Bukuresht në ndeshjen kualifikuese të Evropianit ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, e ka dënuar ashpër edhe Federata e Futbollit e Kosovës.
Huliganët rumunë shpalosën pano anti-Kosovë, e cila ndërpreu ndeshjen për afër një orë.
“Përmes futbollit ndritim urat ndërmjet popujve, nuk i shembim ato”, ka nisur reagimin e gjatë FFK-ja të mërkurën gjatë ditës.
“Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive, kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit”, ka shkruar FFK-ja fillimisht.
Në reagimin e Federatës thuhet se pas incidentit, është kërkuar nga delegati i UEFA-s të evidentohen të gjitha shkeljet që kanë rezultuar me vërjetje ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe është kërkuar që të gjitha shkeljet të procesohen te organet përgatëse të UEFA-së.
“Incidentet e këtilla nuk duhet përsëritur.
Futbolli vetëm ndërton ura ndërmjet nesh, nuk duhet shembur ato. Falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që kanë dënuar incidentin e djeshëm dhe mbështetjen ndaj futbollit.
Presidenti Ademi ka telefonuar organet kompetente për këtë rast dhe ka kërkuar të merren masa, duke përmendur edhe rastin e ndeshjes me Zvicrën për mosdhënien e penalltisë, e poashtu edhe rastin e penalltisë së mundshme me Rumaninë e mosdhënien e kartonit të kuq në rastin e ndërhyrjes ndaj Rrahmanit.
Në këtë drejtim, FFK në kuadër të procedurave ligjore, për të gjitha shkeljet që janë bërë, do të përgatisë edhe komentet e nevojshme dhe do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)”, ka shkruar FFK-ja.
-
FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë
-
FFK-ja e kënaqur me dënimin e Rumanisë, i drejtohet CAS-it për humbjen me rezultat zyrtar
-
Federata rumune me deklaratë zyrtare për incidentet: Ishte e paramenduar
-
FFK: Futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit, do të ankohemi në UEFA
-
Te Kosova i besojnë UEFA-s për veprimet e shikuesve rumunë