Borxhi që ka ndaj ish-futbollistit Gjergji Muzaka i ka kushtuar Tiranës 3 pikë nga klasifikimi aktual në grupin B të Kategorisë së Parë, ku kryeson me 42 pikë, e rivali më i afërt është Bylisi me 29 pikë.
Penalizimi nuk e rrezikon ngjitjen e Tiranës në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, nëse Tirana nuk shlyen borxhin ndaj ish-lojtarit të saj në një afat të dytë, atëherë klubit bardheblu mund t’i hiqen edhe 6 pikë të tjera, gjë që do të thotë se mund ta nisë kampionatin e ri me -6 pikë.
Artikuj të ngjashëm