Fituesi i Kupës së Botës, Alberto Gilardino, ka bërë të ditur se do të pensionohet nga futbolli, pas 273 golave të shënuar gjatë karrierës së tij.
Sulmuesi veteran është në rrugë për t’u bërë trajner, ani pse e shihte mundësinë që të luajë edhe një sezon tjetër, transmeton KTV.
Ka pasur ofertë për të nga ekipi i Serie C, Pro Piacenza, por “Gazzetta dello Sport” bën të ditur se ai ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë.
Gilardino ka shënuar 188 gola në Serinë A italiane, me Piacenzën, Veronën, Parmën, Milanin, Fiorentinën, Genoan e Bolognan, dhe e ka një Ligë të Kampionëve të fituar me “Rossonerët” në vitin 2007.
Artikuj të ngjashëm