Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet Fernando Torres

Foto: Reuters

Fernando Torres është pensionuar nga futbolli aktiv.

Sulmuesi spanjoll, që së fundmi ka luajtur në Japoni për Sagan Tosu, përmes rrjetit social Twitter njoftoi se ka vendosur të pensionohet në moshën 35-vjeçare.

“El Nino” nisi karrierën tek Atletico Madridi duke debutuar në moshën 17-vjeçare. Ai ndihmoi rikthimin e Atleticos në La Ligë dhe më 2007 kaloi te Liverpooli. Aty shënoi 81 gola në 142 ndeshje duke u vlerësuar si ndër më të mirët në Evropë.

Torres ishte kontribuues i madh edhe në triumfin e Spanjës në Euro 2008 e në Botëror dy vjet më vonë.

Më 2011, ai iu bashkua Chelseat, por nuk pati performancat si te Liverpooli, edhe pse më 2012 arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas një periudhe të shkurtër te Milani, Torres u rikthye te Atletico para se të kalonte në Japoni.