Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedri: Rezultati nuk e dëshmon atë që u shfaq në fushë

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka vlerësuar se fitorja 2:0 e Bayernit nuk ishte e merituar. Pedri ka lëshuar dy raste të mira, por që nuk i realizoi.

“Ky rezultat nuk e tregon rrëfimin e vërtetë. Paraqitja jonë në pjesën e parë ka merituar dukshëm më tepër se rezultatin 0:0 pas 45 minutave. Kemi pasur shanse të avancojmë”, ka theksuar Pedri.

“Por natyrisht, nëse dështon të realizosh shanset ndaj një rivali të madh si Bayerni, në fund paguan çmimin. Bayerni kaloi në epërsi nga gabimi ynë pas kornerit. Duhet të përballemi me këtë tani dhe të kujtojmë që në ndeshjen e parë kemi shfaqur nivel shumë të lartë”.