Mesfushori i Watfordit, Ken Sema, është lavdëruar për intervistën e tij brilante pas ndeshjes dramatike kundër West Bromit, që e fituan 3:2 të hënën.
29-vjeçari shënoi dy gola për skuadrën që drejtohet nga Slaven Biliq.
Dhe pas përfundimit të ndeshjes në “Vicarage Road”, Sema, që vuan nga belbëzimi, dha një intervistë frymëzuese që është bërë virale në internet.
Sema, që së fundmi u kthye në skuadër pas lëndimit, ishte i kënaqur që arriti ta bënte ndryshim.
“Ka qenë një kohë e gjatë me lëndimin dhe këto gjëra, prandaj jam i lumtur me golat dhe jam i lumtur me fitoren. Ishte një ndeshje që duhej fituar patjetër dhe ishte natë e mrekullueshme”, ka thënë ai.
Pa asnjë kompleks, ai ka vazhduar t’i shprehë emocionet e tij pas ndeshjes, derisa ka marrë me mijëra komente urimi dhe përkrahje nga tifozët që ishin befasuar.
Edhe
Bellingham anglezëve: Mos shkoni në punë e në shkollë, festoni
VIDEO: