Sport

Pavarësisht humbjes, Duro thotë se u paraqiten mirë

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit.

“Timonieri” i skuadrës nga Drenasi tha se lojtarët e tij u angazhuan maksimalisht në këtë takim por ishin edhe të pafat.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë pavarësisht se humbja na dhemb shumë dhe një kundërshtari që lufton për titull të kampionit. Në pjesën e parë na bllokuan më tepër por dhe gjyqtarët duhet të janë më të përqendruar në lojë pasi pastaj diferencat janë të vogla. Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës për të arritur fitoren por mendoj që fusha e tregoi që ne jemi një ekip shumë i fortë”, deklaroi Duro.