Futbollistët e Arsenalit të hënën janë pajtuar me ulje të pagave prej 12,5 për qind, që të ndihmojnë klubin gjatë pandemisë së koronavirusit.
Por lojtarët kryesorë të Arsenalit kanë paga të majme dhe ulja prej 12,5 për qind nuk do të vërehet shumë.
The Sun të martën ka publikuar listën e dhjetë lojtarëve më të paguar të Arsenalit dhe të hyrat e tyre pas marrëveshjes për ulje të pagave. Mesfushori kosovar, Granit Xhaka është në këtë listë. Ai tani do të paguhet 99 mijë euro në javë (87,500 funte). Pagë të njëjtë me Xhakën kanë edhe Bernd Leno e Sead Kolashinac.
Lojtari më i paguar i Arsenalit është Mesut Oezil. Ka pasur raportime se ai nuk është pajtuar për ulje të pagës. Nëse pajtohet, Oezil do të marrë 306 mijë funte në javë (346 mijë euro).
Ulja e pagave është raportuar se vlen për një vit, deri në mars të vitit të ardhshëm. Nëse Arsenali arrin objektiva sportive në edicionet e ardhshme, atëherë lojtarët mund të rikthejnë shumën që janë pajtuar t’ia falin klubit.

-
Oezil refuzon uljen e pagës, por ai njihet si bamirës i madh
-
Oezil një nga tre lojtarët që po i reziston uljes së pagës
-
Arsenali merret vesh me lojtarët për ulje të pagave
-
Xhaka me bashkëlojtarë pritet të bëhen të parët në Premier League që pajtohen me ulje të pagave
-
Lojtarët e Arsenalit do të refuzojnë propozimin e klubit për zvogëlim të pagës