Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas tetë vjetësh Bashkimi i afrohet finales

Pas tetë vjetësh klubi i Bashkimit synon finalen.

Në finale shkohet me tri fitore në gjysmëfinale kundër Pejës në krizë.

Një ndeshje do ta zhvillojë si vendas fillimisht, dy si mysafir dhe dy të fundit si vendas. Bashkimi dhe Peja gjatë pjesës së rregullt janë përballur katër herë. Bashkimi ka tre fitore dhe një humbje ndaj Pejës.

Klubi nga Prizreni konsiderohet favorit në këtë seri për shkak të krizës së madhe që po kalon Peja.