Liga amerikane e futbollit, MLS, është liga e dyta profesioniste në SHBA që anulohet nga frika e përhapjes së koronavirusit.
Më herët liga e basketbollit, NBA, ka pezulluar aktivitetin, ndërkohë që është bërë e ditur se dy lojtarë të kësaj lige janë prekur nga koronavirusi.
Media të ndryshme në SHBA kanë njoftuar se pas NBA-së edhe MLS-ja të enjten ka pezulluar aktivitetin e saj. Pezullimi është bërë për 30 ditë.
Stinori në Majos League Soccer ka nisur më 29 shkurt. Skuadrat kryesore të futbollit në SHBA kanë luajtur vetëm nga dy ndeshje deri më tani.
tona kanë qenë të bashkuara sot për suspendim të përkohshëm të stinorit, bazuar në këshillat që morëm nga organet përgjegjëse të shëndetësisë. Kjo bëhet në interes të tifozëve tanë, lojtarëve, zyrtarëve dhe të tjerëve”, ka thënë komisioneri i MLS-së, Don Garber.
Po ashtu janë anuluar ndeshje miqësore të përfaqësueseve të SHBA-së në futboll, në të dy konkurrencat, raporton Koha.net.