Joseph Parker i ka thënë kampionit të botës në boks, Anthony Joshuas që të harrojë fitoren e Wembleyt ndaj Wladimir Klitschkos, përderisa kampioni i WBO-së ka premtuar që t’i japë atij një ndeshje të fortë në Cardiff.
Boksieri nga Zelanda e Re e ka paralajmëruar Joshuan se nuk është Klitschko pasi thotë se është më i ri, më i mprehtë dhe më i fortë, transmeton Koha.net shkrimin e Sky Sports.
“Ai vazhdon të flasë për Klitschkon. Dëgjoni, unë nuk jam Wladimiri, nëse ai vazhdon me qenë i fokusuar në Wladimirin atëherë do të ketë një ndeshje krejtësisht tjetër. Klitschko për kohë të gjatë e ka udhëhequr boksin, është një luftëtar i madh dhe ne e respektojmë atë. Por, ai ishte paksa i moshuar dhe ndjej se unë jam më i ri, më i mprehtë dhe më i fortë, por do të shohim të shtunën”, ka deklaruar Parker për Sky Sports.
Joshua e Parker do të përballen më 31 mars në Cardiff nga ora 19:00.