Deklaratat “mosrespektuese” nga trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, e kanë inspiruar Villarrealin për të shkaktuar një befasi të madhe në Ligën e Kampionëve, ka thënë Dani Parejo.
Parejo ishte pjesë e Villarrealit e cila që e eliminoi kampionin e Bundesligës me fitoren e përgjithshme 2:1 pas dy ndeshjeve, për të bërë vend në gjysmëfinale të garës.
“Nagelsmann ka thënë se dëshiron ta vendosë gjysmëfinalistin në ndeshjen e parë. Mendoj se ai nuk e respektoi Villarrealin dhe Futbollin. Ndonjëherë kur pështyn lart, të bie në fytyrë”, ka thënë Parejo për “Movistar+”.
Artikuj të ngjashëm