Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Paraqitje e mirë e Zhegrovës në fitoren e thellë të Lillet

Edon Zhegrova ka pasur paraqitje të mirë në fitoren 5:1 të Lillet ndaj Troyesit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 19-të të Ligue 1 të Francës.

Zhegrova në lojë hyri në minutën e tetë në vend të një lojtari të lënduar. Qëlloi shtyllën në fund të pjesës së parë, pas një goditje të bukur.

Në minutën e 74-t, reprezentuesi i Kosovës kishte tjetër goditje të bukur. Pas intervenimit me sukses të portierit, Alan Virginius shënoi për 4:1 me goditje nga afërsia.

Për Zhegrovën ishte paraqitja e nëntë këtë edicion. Ai është në pritje të golit të parë