Mbrojtësi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, e ka ndihmuar me një gol skuadrën e Sandhausenit të fitojë përballë Holstein Kielit me rezultatin 3:1.
Paqarada të dielën shënoi në minutën e 58-të nga gjuajtja e lirë për epërsinë 1:0, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai luajti gjatë gjithë këtij takimi të javës së 18-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Deri në minutën e 81-të për Sandhausenin luajti edhe mesfushori Eroll Zejnullahu. Për 23-vjeçarin Paqarada ishte goli i tretë i shënuar në 16 paraqitje. Ai ka kontribuar edhe me një asistim.
Artikuj të ngjashëm