Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada ka vendosur t’i ndihmojë të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Ai të premten në Instagram, ka njoftuar se ka nxjerrë fanellën e tij në ankand, e cila do t’i shitet ofertuesit më të shtrenjtë, në mënyrë që paratë t’i dhurojë donacion.
Paqarada ka nxjerrë në shitje fanellën me numrin 23 me të cilin luan te skuadra e St.Paulit me autografin e tij, ndërsa ankandi do të mbyllet të dielën në orën 18:00.
Ai ka thënë se është shumë i prekur nga tragjedia që ka ndodhur në fillim të kësaj jave në Siri e Turqi dhe për këtë arsye dëshiron që të jap kontributin e tij.