Seleksionuesi i Shqipërisë, Christian Panucci, po e kërkon sulmuesin e Baselit, Albian Ajeti që është pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës, ka njoftuar e përditshmja zvicerane "Blick" të martën.
Panucci i ka bërë me dije Federatës Shqiptare të Futbollit se sulmuesi 20-vjeçar, është në planet e tij, pasi nuk është ftuar nga Përfaqësuesja A e Zvicrës. Albiani është vëllai i vogël i qendërmbrojtësit Arlind Ajeti, që kohët e fundit po luan titulluar te Shqipëria, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi Ajeti ishte kërkuar me ngulm edhe nga paraardhësi i Panuccit, Gianni De Biasi. Ajeti së fundi është grumbulluar në ekipin U-21 të Zvicrës dhe pritet të luajë në ndeshjen kundër Rumanisë në Lugano.
Sipas të përditshmes zvicerane, Ajeti pritet të refuzojë ftesën e Panuccit për të konfirmuar veten si pjesë të Zvicrës.
Ai prej vitit 2012 rregullisht ka luajtur për gjeneratat e reja të Zvicrës, kurse në vitin 2015 ka debutuar me ekipin U-21 për të cilin ka regjistruar tri paraqitje deri më tash. Ajeti në vitin 2016 ka debutuar me ekipin e parë të Baselit, e më pas ka bërë karrierë edhe tek Augsburgu e St. Galleni.