Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa telashe për Distria Krasniqin në luftën e parë

Distria Krasniqi e ka kaluar pa telashe sfidën e parë në Evropianin e xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Në rrethin e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria e mposhti italianen Francesca Giorda. Distria, që është bartëse e parë, kontrolloi luftën dhe ishte vazhdimisht në sulm. Giorda mori tri dënime dhe kështu Distria fitoi me “Ippon”.

Krasniqi është favorite e madhe për medalje.