Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Kroaci – Rusi

Kroacia e Rusia po përballen në Split në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botërorin “Katari 2022”.

Pjesa e parë e takimit nuk ka dhënë gola.

Kroacia e Rusia janë në grupin H. Kroatëve u duhet fitorja për ta fituar grupin dhe për t’u kualifikuar.

Me barazim, Rusia do t’i ketë 23 pikë, ndërsa Kroacia 21.

Stadiumi është i stërmbushur, kurse përkrahja për kroatët maksimale.