Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet skuadrës së Gjilanit dhe Lirisë. Ndeshja që po luhet në Gjilan, i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjatë 45 minutave të para, asnjëra prej skuadrave nuk ka regjistruar ndonjë rast të mirë shënimi.
Vlen të përmendet tentimi i sulmuesit të krahut të Lirisë, Prins Tjiueza që në minutën e 16-të dështoi për ta parabolluar portierin e Gjilanit.