Pas 12 vjetëve të kaluara në klub, një kohë si trajner i juniorëve e në shumicën e kësaj periudhe ndihmës-trajner i ekipit të parë, Sabit Osmanit i është besuar posti i kryetrajnerit te Trepça '89.
Osmani që debutoi me humbje në ndeshjen e parë, pasi pësuan në shtëpi nga Gjilani 2:1, tregon për emocionet e para në krye të 89-shit.
53 vjeçari ka zbuluar se cila ka qenë arsyeja e cila e ka penguar që të marrë drejtimin e “minatorëve” më herët.