Sulmuesi nigerian i Napolit, Victor Osimhen, nuk dëshiron t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Ai ka shpërfillur interesimin e gjigantit francez, pasi dëshira e tij është të luajë për ndonjë skuadër të Premier Leagues. Interesim të madh për sulmuesin 24-vjeçar ka shprehur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munichu. Osimhen ishte afër një marrëveshjeje me skuadrën nga Parisi.
Por, interesimi që kanë shprehur Manchester United, Chelsea, Aston Villa dhe disa klube të tjera, kanë bërë që ai të heqë dorë nga transferimi në Francë. Sulmuesi i Nigerisë ka shkëlqyer në sezonin aktual. Ai ka shënuar 26 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.
Napolit iu bashkua në shtator të vitit 2020, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 100 milionë euro.