Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar kundër vendimit të FFK-së që të ndalohet zhvillimi i miqësores në futboll mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Graçanicës, në Graçanicë.
OSBE ka thënë se e ka pranuar me shqetësim lajmin për ndalim të kësaj miqësoreje, ndërsa ka shtuar se duhet të ketë ndarje të çështjeve politike nga sporti. OSBE ka ftuar FFK-në që të gjejë një mënyrë që ndeshja të mbahet.
“Duhet bërë të gjitha përpjekjet që ngjarjet sportive të mbahen, dhe që të ato të mos kenë parulla politikisht të ngarkuara, provokative apo ofenduese. Rregullat e UEFA-së dhe asociacioneve tjera në këtë drejtim janë të qarta dhe do të duhej respektuar në plotësi. Misioni i OSBE-së në Kosovë i bën thirrje federatave përkatëse të futbollit që t’i kthehen dialogut dhe të gjejnë një mënyrë që kjo ndeshje e planifikuar të mbahet, duke marrë parasysh karakterin e saj humanitar dhe rëndësinë për komunitetin lokal”, thuhet në njoftim të OSBE-së.
-
Serbët e quajnë skandaloz vendimin që i ndalon të fyejnë
-
FFK-ja ndalon miqësoren përmes së cilës fyhet Kosova
-
Vokrri: E anuluam ndeshjen Zvezda – Graçanica për shkak të thirrjeve anti-kosovare në të kaluarën
-
FFK-ja në telashe me ndeshjen humanitare të serbëve
-
Federata e Volejbollit reagon ndaj provokimeve të serbëve