Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Operohet Gavazaj, mungon në ndeshjet rëndësishme të Skënderbeut

Enis Gavazaj është operuar dhe tashmë i duhet të pushojë për pak kohë dhe më pas t’i bashkohet grupit në stërvitje.

Mesfushori u ndal në një moment të mirë dhe do t’i mungojë skuadrës në disa ndeshje të rëndësishme.

Gjithsesi korçarët kanë një ekip të zgjeruar me lojtarë dhe nuk është se do e ndjejnë shumë mungesën. 22-vjeçari do të humbasë gjashtë ndeshje, për të qenë i gatshëm me Vllazninë në fillim të nëntorit.

Ai humbet sfidën e nesërme në Kupë me Mamurrasin, për të vijuar me përballjet në kampionat me Laçin dhe Lushnjen. Në Europë humbet sfidën me Partizanin e Beogradit.

Pas asaj ndeshje pritet që mesfushori të nisë përgatitjet, por një periudhë 10 ditore do i duhet të rimarrë veten, ndaj edhe ndeshjet me Teutën e Luftëtarin në kampionat nuk besohet të jetë gati.