20:54- Roma ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez, Steven Nzonzi.
Ky transferim i kushtoi Romës rreth 30 milionë euro.
Edhe transferimin e radhës, Roma e prezantoi më ndryshe në rrjete sociale. Llogaria zyrtare e klubit në Twitter përdori sërish Photoshopin për ta prezantuar ish-mesfushorin e Sevillës.
Mesfushori Steven Nzonzi ka kryer testet mjekësore para zyrtarizimit të kalimit te Roma.
Francezi ka kaluar nga Sevilla te Roma për 30 milionë euro.
Ai ishte përfolur gjatë gjithë verës se do të kalojë në Premier Ligë, por tani zyrtarisht ai do të vazhdojë karrierën në Itali.