Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nunez lojtari më i mirë i ndeshjes Ajax – Benfica

Qendërsulmuesi Darwin Nunez është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Ajax – Benfica. Benfica fitoi 1:0 në Amsterdam dhe avancoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm e shënoi Nunez.

“Ai ka punuar shumë për ekipin, është munduar të shkaktoi probleme për mbrojtjen e Ajaxit dhe ka shfaqur lidership të vërtetë. Gjithë këtë e kurorëzoi me golin e shënuar”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.