Sport

Nuk ka shpresë për gjetjen e Salas

Nuk ka shpresë për gjetjen e futbollistit Emiliano Sala që po udhëtonte drejt Cardiffit pas zyrtarizimit si lojtar i ri i këtij ekipi.

28-vjeçari dhe piloti ishin në aeroplanin që humbi kontaktet në mes të Francës dhe Anglisë.

Sala në Whatsapp paralajmëroi rrëzimin e aeroplanit

Shefi i kërkimit ajror të Channel Islands, John Fitzgerald ka thënë se edhe “njeriu më i shëndosh në botë nuk do të rezistonte më shumë se katër apo pesë orë” .

Kërkimet për aeroplanin e zhdukur janë duke vazhduar, por ka pak shpresë për gjetjen e tij, raporton BBC.

Rreth orës 11:30 me kohën lokale, policia e Guernseyt ka thënë se tre aeroplanë dhe një helikopter janë në kërkim të aeroplanit që humbi gjurmët të hënën.