Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu, lojtar i muajit mars te Sheffieldi

Forma e mirë e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, te Sheffield Wednesday, është shpërblyer nga tifozët e ekipit që bën gara në "Championship" (kategoria e dytë) të Anglisë.

28-vjeçari të martën është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars te Sheffieldi, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e klubit. Ai ka fituar 85 për qind të votave të tifozëve, pasi në javët e fundit ka treguar formë të mirë, transmeton Koha Ditore.

Nuhiu këtë edicion ka shënuar shtatë gola në kampionat, kurse vetëm në tri ndeshjet e fundit, plot pesë. Në të vërtetë, prej ardhjes së trajnerit Jos Luhukay në janar, gjërat kanë ndryshuar në favor të Nuhiut që është bërë startues te skuadra angleze.

Pas pranimit të shpërblimit Nuhiu ka falënderuar të gjithë tifozët e Sheffieldit dhe u ka premtuar se do të vazhdojë me këtë formë deri në fund të edicionit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm