Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka asistuar në golin e vetëm të Sheffield Wednesday që u mposht në shtëpi nga Birminghami me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të kategorisë së dytë angleze, shkruan “Koha Ditore”.
Nuhiu asistoi për golin e nderit të shënuar në minutën e 54-t. Ai me kokë shtyu topin deri te Lucas Joao, i cili shënoi pasi u lirua nga disa mbrojtës të Birminghamit.
Për sulmuesin shtatlartë ishte asisti i dytë. Në 13 paraqitje 28-vjeçari ka kontribuar për Sheffield Wednesdayn edhe me një gol.
Artikuj të ngjashëm