Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notarja Melisa Zhdrella rekord shtetëror në Lojërat Olimpike për të Rinj

Notarja Melisa Zhdrella ka vendosur rekord shtetëror në ditën e parë të garave në not në Buenos Aires në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Federata e Notit ka bërë të ditur se Zhdrella është paraqitur në disiplinën 50 metra Bretkosë, dhe arriti kohën 00.35.44, që është rekord i ri shtetëror, transmeton Koha.net.

Në renditjen e përgjithshme Melisa Zhdrella është renditur në vendin e 35 nga 43 garueset.