Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notari 10-vjeçar thyen rekordin që Michael Phelps e mbante për 23 vjet

Clark Kent, notari 10-vjeçar i njohur me emrin “Superman” ka thyer rekordin që legjenda Michael Phelps e mbajti për 23 vjet.

Ikona amerikane që fitoi 23 medalje të arta olimpike, vendosi 39 rekorde para se të pensionohej, por rekordi i tij si junior në stilin 100 metra flutur është thyer nga Kenti.

Në vitin 1995, Phelps kishte thyer rekordin me 1 minutë e 10 sekonda, por dy dekada më vonë, Kent theu rekordin e tij duke notuar për 1 minutë e 9.38 sekonda.

Image