Crystal Palace ia ka shkaktuar skuadrës së Norwichit humbjen e pestë rresht në Premier League. Në ndeshjen e xhiros së 19-të, që u zhvillua të martën, Crystal Palace shënoi fitore në shtëpi përball Norwichit me rezultatin 3:0.
Në fakt, Palace i dha fund çështjes së fituesit në këtë takim pas përfundimit të pjesës së parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOdosonne Edouardo (8’) nga penalltia, Jean-Philippe Mateta (38’) dhe Jeffrey Schlup (42’) shënuan në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Palace ngrihet në pozitën e nëntë në tabelë me 23 pikë, dhjetë më shumë se Norwichi që mbetet i fundit në tabelë.
Norwichit edhe në këtë ndeshje i mungoi Milot Rashica, i cili nuk është rikuperuar ende nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë në vitin tjetër.
Për Rashicën, kjo ishte ndeshja e shtatë kampionale që nuk u paraqit te Norwichi, që regjistroi disfatën e 13 këtë edicion.