Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nora Gjakova, xhudistja e katërt më e mirë në botë

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Instagram ka treguar suksesin e xhudistëve, ku shumica prej tyre kanë arritur që të ngrihen në pozita.

Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë.

Nënkampionia e Evropës, kategoria -52 kg, Distria Krasniqi, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë.

Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi.

Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë.

Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë.

 

 

Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë. Nënkampionia e Evropës, kategoria -52 kg, Distria Krasniqi, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë. Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi. Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë. Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë. #JudoTelAviv2018 #IJF @akilgjakova

A post shared by Kosovo Olympic Committee (@kosovoolympiccommittee) on