Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një robot kërkon trupin e futbollistes Ismaili në fund të liqenit

Ende nuk ka gjurmë të trupit të Floriana Ismailit, lojtares shqiptare të Zvicrës që është humbur nga dita e shtunë në liqenin e Comos.

Në procesin e kërkimit, ekipet kanë vënë në funksion një robot, i cili do ta skanojë fundin e liqenit. Për ta gjetur trupin e saj ende ka shpresë, si nga familjarët e saj, ashtu edhe nga Zvicra dhe klubi zviceran Young Boys, transmeton “Sporti në KTV”.

Trupi i Ismailit është kërkuar të dielën edhe me helikopter dhe njësitet e shpëtimit, por nuk ka rezultuar me sukses.

Për t’i ndjekur nga afër kërkimet e trupit në liqenin e Comos, janë edhe prindërit e Florianës.

Futbollistja e Përfaqësueses së Zvicrës, 24-vjeçarja Ismaili, kishte marrë me qira një barkë së bashku me shokë. Siç është raportuar nga mediumet italiane dhe ato zvicerane, Ismaili ishte zhytur në ujë, por më nuk kishte dalë.

Ismaili është futbolliste e skuadrës zvicerane Young Boys.