Një burrë me flokë të ngjyrosura rozë dhe bardhë përballet me kundërshtarin e tij mjekrosh e mjaft të rëndë. Ata gjenden në një ring të rrumbullakët, të rrethuar nga tulla të qeramikës që bëhen bashkë për të duke formuar perimetrin.
Ata do të përballen në një meç të sumos. Por, nuk ishte thjesht ndonjë atraksion turistik në Japoni. Kjo është një përballje e vërtetë e sumos në palestrën e vetme të dedikuar për sumo në Brazil, që gjendet në qytetin e Sao Paulos.
Në kompleksin Mie Nishi, që është hapur në vitin 1958 dhe po ashtu ka një stadium bejsbolli afër, brazilianët shkojnë të stërviten dhe të shikojnë sumo. Arena e mundjes japoneze (sumo) është ndërtuar për këtë qëllim dhe ka hapur dyert në vitin 1992, transmeton
Në vitin 2000, Konfederata Braziliane e Sumos (CBS) është formuar në shtetin e Sao Paulos dhe kampionati nacional i Brazilit, përkrah atij të Amerikës së Jugut, është mbajtur në këtë arenë.
Me ndihmën e Federatës së Sumos të Sao Paulos dhe me fushata për mbledhje të donacioneve, arena është rinovuar në vitin 2008 për kënaqësinë e popullatës japoneze në Brazil.
Edhe
Në Brazil, sumo duket se do të shpërthejë
“Kjo palestër konsiderohet të jetë e para në botë jashtë Japonisë që është ekskluzivisht vetëm për sumo. Është një krenari për ne”, ka thënë presidenti i palestrës Oscar Morio Tsuchiya. “Ende është e vetmja arenë me argjilë tradicionale”.
Çdo vit që nga atëherë, Konfederata e Sumos e Brazilit ka organizuar kampionat të madh në këtë arenë, duke ofruar hyrje falas për publikun.
Rritja e pjesëmarrësve
Një kampionat i mbajtur në vitin 2008 kishte mbledhur 400 sportistë, përfshirë mundës nga Japonia.
Kampionati tash është bërë vjetor dhe, Tsuchiya thotë se numri i pjesëmarrësve është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Ai thotë se komuniteti lokal japonez ka qenë kyç në përkrahje të mundësve për stërvitje dhe për organizimin e garave.
Edhe
Ish-mbrojtësi i Japonisë po jeton si “kauboj” në Brazil
Brazili është shtëpi e popullatës më të madhe japoneze jashtë Japonisë, ku llogaritet se janë rreth 1.9 milionë japonezë në këtë vend.
Në lagjen “Liberdade” të Sao Paulos, ku më tepër se gjysmë milioni japonez jetojnë, nëpër rrugë vërehen ndriçime tradicionale japoneze e zbukurime, që jo më kot i është lënë emri “Tokio e Vogël”.....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)