Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një javë brenda një klubi të zhytur në krizë të thellë

Mads Byder u dërgoi një 'sms' të gjithëve që i ranë në mend, të gjithëve që kishin para, për të ndihmuar. Në fund, ai e kopjoi dhe e dërgoi mesazhin 15 herë, duke ndërruar emrin e pranuesit, por asgjë tjetër.

Të gjitha mesazhet nisën në mënyrë të njëjtë: "Hej, ka kohë të gjatë që nuk jemi parë". Dhe shpejt dilnin në temë. "A e ke parë se çfarë po ndodh. Ky nuk është investim, është argëtim. Dhe nganjëherë, duhet të investosh me zemër".

Byder nuk pati kohë për të qenë kreativ.

Ai në atë fazë kishte vetëm një ditë për të parandaluar që klubi danez i futbollit, i vjetër një shekull, të cilin e kishte përkrahur nga fëmijëria, Lyngby B.K., të mos rrëshqiste në harresë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)