Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një burrë arrestohet për rastin e Salas

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për vrasje, lidhur me rastin e vdekjes së futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.

Sala kishte vdekur në një përplasje me aeroplan teksa po udhëtonte nga Franca drejt Britanisë për të kompletuar kalimin te Cardiff City. Ai vdiq bashkë me pilotin David Ibbotson.

Një zyrtar i policisë ka konfirmuar se një burrë 64-vjeçar nga North Yokshire është arrestuar dhe hetimet po vazhdojmë.

28-vjeçari Sala kishte vdekur më 21 janar.