Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ngjarje tjera sportive shtyhen për shkak të pandemisë

Të shtunën janë marrë vendime tjera për shtyrje të ngjarjeve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Është shtyrë kampionatin evropian i çiklizmit, që është dashur të mbahet në shtator në provincën italiane Trentino. Unioni Evropian i Çiklizmit e ka shtyrë ngjarjen për një vit.

“Për shkak të situatës së vështirë që ka prekur gjithë botën, Evropiani që është dashur të mbahej prej 9 deri më 13 shtator në Trentino, do të shtyhet për vitin 2021. Do të mbahet në qytetin e njëjtë”, thuhet në njoftim.

Ngjarjet e çiklizmit janë shtyrë deri më 1 gusht, ndërsa Tour de France pritet të mbahet prej 29 gushtit deri më 20 shtator.

Po të shtunën janë anuluar të gjitha ngjarjet dhe garat e pingpongut që është dashur të mbahen deri në fund të korrikut.

“Periudha e suspendimit të të gjitha ngjarjeve të ITTF-së është vazhduar deri në fund të korrikut të vitit 2020. Situata po përcillet nga afër për një fillim eventual të ngjarjeve në gusht të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut.